Joao Mario drejt Evertonit Foto: Reuters

Joao Mario drejt Evertonit

14 May 2019 15:03

Mesfushori i Interit, portugezi Joao Mario ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Interi është në negociata me Evertonin, ekip që për kartonin e portugezit 26-vjeçar, ka ofruar 20 milionë euro dëmshpërblim.

Joao Mario do të largohet nga Interi, pasi këtë edicion nuk ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij.

Ai deri më tani ka një gol dhe dy asistime në 20 ndeshje në Serie A.

Portugezi ka kontratë me Interin deri në vitin 2021 kurse edicionin e shkuar ishte i huazuar te West Ham Unitedi. Krahas Evertonit, interesim për Joao Marion kanë treguar edhe Porto e Monaco.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme