Sport

Higuain: Punoj për ekipin, e rëndësishme fitorja

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain ka shkëlqyer në përballjen e sotme ndaj Monacos, duke shënuar të dy golat e fitores në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampionëve.

Juventusi fitoi 0-2 në udhëtim te Monaco, dhe në ndeshjen e kthimit hyn si favoritë për të shkuar tutje, transmeton Koha.net.

“Jam shumë i lumtur, ishte një ndeshje e rëndësishme, gjysmëfinale, kthehemi në shtëpi me një fitore të madhe. Unë punoj për ekipin, e rëndësishme ishte për Juventusin që të fitonte, dhe do të ishte në rregull edhe nëse nuk do të shënoja sonte, përderisa Juve fiton. Por, tani kemi edhe ndeshjen e kthimit, Monaco është ekip i fortë dhe shpresojmë të shkojmë në finale”, është shprehur ai për Mediaset Premium.