Brighton shkarkon trajnerin Hughton

Brighton shkarkon trajnerin Hughton

13 May 2019 11:17

Brighton ka shkarkuar trajnerin Chris Hugton pasi ekipi i tyre ka përfunduar në vendin e 17-të në Premierë Ligë.

Ata kanë fituar vetëm 3 nga 23 ndeshjet e tyre të fundit në Premierë Ligë dhe asnjë nga 9 ndeshjet e tyre të fundit, transmeton koha.net.

Hughton, i cili ju bashkua këtij ekipi në dhjetor të 2014-ës, ka arritur që ta dërgoj këtë klub në Premierë Ligë për herë të parë në 2017-ën, ku përfunduan në vendin e 15-të.

60 vjeçari, i cili ka kontratë deri në 2021-ën, gjithashtu ka arritur që ta dërgoj këtë klub deri në gjysmë finale të FA Cup gjatë këtij sezoni, ku humbën 1 me 0 nga Manchester City.

Hughton ka fituar 40.93% të 215 ndeshjeve të tij si trajner dhe është emërtuar si menaxheri i muajit në Mars të 2018-ës në Premierë Ligë.

Ai është bërë menaxheri i shtatë që shkarkohet gjatë këtij sezoni në Premierë Ligë

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme