Sport

Roma mposht Juven për të mbajtur gjallë shanset për “Champions”

Roma ka mposhtur 2 me 0 Juventusin në xhiron e 36-të të Serisë A për të mbajtur gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve.

Kryeqytetasit fituan falë golave të Florenzit e Edin Xhekos për të mbetur në hap me rivalët në garën për top-katërshe.

Juventusi tashmë dihet se është shpallur kampion, e Roma është e gjashta me vetëm një pikë prapa pozitës së katërt.

Image