Sport

Arijanet Muriqi, përfaqësuesi i parë i Kosovës kampion në Premier Ligë

Ndonëse pa asnjë paraqitje në Premier Ligë në sezonin 2018/19, Arijanet Muriqi bëhet përfaqësuesi i parë i Kosovës që shpallet kampion në Angli.

Skuadra e Muriqit, Manchester City, sot fitoi ndeshjen e fundit të sezonit dhe arriti të mbrojë titullin e Premier Ligës duke grumbulluar 98 pikë.

Në 38 ndeshjet e Cityt, në portë ishte Edersoni. Muriqi u paraqit te City në kuadër të Kupës.