Sport

Van Dijk shpallet lojtari i sezonit në Premier Ligë

Virgil van Dijk ka rrëmbyer një tjetër çmim në Premier Ligë, këtë herë të akorduar nga “EASports”.

Mbrojtësi i Liverpool është shpallur “Lojtari i Sezonit” duke marrë çmimin e tij të dytë në pak kohë, teksa më herët Shoqata e Futbollistëve Profesionist i akordoi çmimin “Lojtari i Vitit”, duke lënë pas vetes Raheem Sterling.

Holandezi ka zhvilluar një sezon të madh me “Reds” duke luajtur në të gjitha ndeshjet e Premier Ligës, ku ka shënuar edhe 4 gola dhe mbetet lojtari i vetëm që nuk është tribluar nga asnjë kundërshtar.