Sport

Berardi ëndërron të luajë te Liverpooli

Sulmuesi italian Domenico Berardi thotë se do të pëlqente të luante te Liverpooli në rast se i ofrohet kjo mundësi.

Berardi këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për gazetën italiane "La Gazzetta dello Sport". Sulmuesi i Sassuolos është shënjestër e disa skaudrave të mëdha italiane si Interi, Roma e Juventusi, mirëpo reprezentuesi i Italisë thotë se është i gatshëm të largohet nga Sassuolo, por vetëm nëse i bën ofertë Liverpooli, transmeton Koha Ditore.

"Nëse do të kisha mundësinë të zgjedhja, atëherë do të përcaktohesha për Liverpoolin", ka thënë Berardi.