
Akil Gjakova humb luftën për të bronztën
11 May 2019 14:14
16:04
Akil Gjakova nuk ka arritur të rrëmbejë medalje në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Në repesazhë për medalje të bronztë ai u mposht nga nikoqiri, Rustam Orujov, i cili është edhe medalist i argjendtë në Lojërat Olimpike Rio 2016.
14:14
Akil Gjakova, një fitore larg medaljes së bronztë në “Baku 2019”
Akil Gjakova është një fitore larg ngjitjes në podium në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudisti ynë do të garojë në luftën për medaljen e bronztë përmes repesazhit, kategoria -73 kg.
Akili do të luftojë me Rustam Orujov të Azerbajxhanit, medalist i argjendtë i Lojërave Olimpike Rio 2016.
Gjakova sot shënoi tri fitore, ndërsa u mund në çerekfinale./ksp