Sport

Manchesteri vihet pas turkut Yazici

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Trabzonsporit, Yusuf Yazici, njoftuan mediumet turke të premten.

Bëhet e ditur se skautët e Manchesterit e kanë përcjellë Yazicin disa herë këtë edicion dhe janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e tij, transmeton “Koha Ditore”.

22-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka tri asistime në 31 ndeshje për Trabzonsporin. Ai është produkt i Trabzonsporit, kurse me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2015.

Yazici ka kontratë me Trabzonsporin deri në vitin 2021. Kartoni i tij vlerësohet rreth dhjetë milionë euro. Ka edhe 11 ndeshje me Turqinë.