Sport

Më shumë se gjysma e skuadrave të Superligës licencohen për gara evropiane

Descriptive Text

Klubet që janë në garë për titull dhe finalistët e Kupës së Kosovës në futboll janë në mesin e klubeve që janë licencuar nga FFK-ja për gara evropiane, përkatësisht për kualifikime të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës.

FFK-ja ka njoftuar të premten se Komisioni i Shkallës së Parë për Licencim të klubeve për garat e UEFA-s, pas takimeve të mbajtura prej 2 deri më 10 maj, ka shqyrtuar dokumentacionin e shtatë klubeve dhe të gjitha i ka pajisur me licencë për edicionin e ardhshëm, 2019\2020, raporton “Koha Ditore”.

Feronikeli, Prishtina, Llapi, Drita, Trepça '89, Ballkani e Gjilani janë të licencuara për gara të UEFA-s për edicionin e ardhshëm.

Kampioni i Kosovës në futboll kalon në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa fituesi i Kupës në Ligën e Evropës. Në finale të Kupës takohen Feronikeli e Trepça '89.