Sport

Hazard kërkon trofe me Chelsean

Descriptive Text

Eden Hazard nuk e ka të sigurt qëndrimin te Chelsea.

Ylli belg ishte vendimtar në kualifikimin e londinezëve, duke e shënuar penalltinë e fundit për të siguruar finalen në Ligën e Evropës.

Vetë lojtari nuk ka preferuar të flasë për të ardhmen e tij.

“Nuk mendoj për këtë gjë. Unë vetëm po mendoj të fitoj diçka me këtë klub.

Nëse finalja është ndeshja ime e fundit, do të tentoj të bëj gjithçka. Në mendjen time, nuk e di ende. Kështu që, do të tentoj të fitoj ndeshje me Chelsean”, deklaroi Hazard.

Për Hazardin, interesim ka shprehur Real Madridi, që synon transferimin e belgut.