Sport

Neymari suspendohet për tri ndeshje

Ylli i PSG-së, Neymar është suspenduar për tri ndeshje për shkak se kishte goditur një tifoz.

Pas humbjes në finalen e Kupës ndaj Rennesit, Neymari kishte goditur një fans, i cili po e incizonte, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se Neymari gjithashtu ishte suspenduar për tri ndeshje moslojë në Evropë pasi kishte sulmuar gjyqtarët përmes një postimi në Instagram, pas humbjes së PSG-së nga Manchester Unitedi në Ligën e Kampionëve.

Më poshtë mund ta shikoni momentin kur Neymari sulmon fansin.