Sport

Suarez i nënshtrohet operacionit, humb finalen e Kupës

Foto: Reuters

Barcelona ka konfirmuar se Luis Suarez i është nënshtruar një operacioni në gju dhe do të mungojë për gjashtë javët e ardhshme.

Gjiganti katalunas ka konfirmuar se sulmuesi uruguaian ishte i detyruar t’i nënshtrohej operacionit në gju, dhe kjo nënkupton se ai do të humbë tre ndeshjet e fundit në ligë si dhe finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias më 25 maj, transmeton Koha.net.

Suarez është një nga yjet kryesor te Barça, dhe në këtë sezon ka shënuar 25 gola.