Sport

Agjenti i Verrattit mohon bisedimet me Juventusin

Agjenti i Marco Verrattit insiston se nuk është takuar me krerët e Juventusit.

Mesfushori italian, që është pjesë e PSG-së që nga 2012, raportohet se është në radarin e Juventusit dhe Barcelonës, transmeton Koha.net.

Donato di Campli, që përfaqëson mesfushorin italian, ka thënë se PSG-ja nuk është e gatshme të lejojë largimin e tij, deri mohon se nuk është takuar me kampionin e Italisë.

“Presidenti ka thënë se ai (Verratti) do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së dhe ne morëm shënimet, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin dhe ka kontratë deri më 2021, por ne do të reflektojmë. Ne do të flasim me ta në mënyrë që ata të mund të na prezantojnë projektet e tyre. Largimi? Ka një pengesë, që është PSG-ja, që e konsideron atë themel”, ka thënë ai për Sky Sports.