Sport

Rikthimet më të mëdha në futbollin evropian

Dy skuadrat nga Premier League, Liverpool dhe Tottenham kanë bërë rikthime tejet të mëdha në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për të siguruar finalen, që luhet më 1 qershor në Madrid.

Si Liverpooli ashtu edhe Tottenhami janë kthyer pasi ishin minus tre gola për të kompletuar një finale angleze, transmeton Koha Ditore shkrimin e DW.

Liverpooli humbi ndeshjen e parë ndaj Barcelonës 3:0, por në atë të kthimit në terren të vetin fitoi 4:0. Ndërkohë Tottenhami humbi ndeshjen e parë ndaj Ajaxit në Londër 1:0, ndërkohë në atë të kthimit në Amsterdam shpejt u gjet në disavantazh 0:2, por në pjesëlojën e dytë shënoi tre gola, të fundit në minutën e 96-të dhe u kualifikua në finale.

Shkrihet avantazhi prej katër golave

Tifozët e skuadrës zvicerane La Chaux-de-Fonds nuk kanë kujtime të mira nga përballja me Leioxesin në edicionin 1961/62 në kuadër të Kupës së Fituesve të Kupave, garë që më nuk ekziston.

Zviceranët e kishin fituar ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin e thellë 6:2, por në ndeshjen e kthimit ndodhi mrekullia. Portieri Leo Eichmann nuk e pati mbrëmjen e tij më të mirë, pasi portugezët triumfuan 5:0 për të eliminuar La Chaux-de-Fondsin.

Mrekullia në Betzenberg

Në muajin mars të vitit 1982, Kaiserslauterni garonte ende në Bundesligë dhe në çerekfinale të Kupës UEFA do të përballej me Real Madridin. Ndeshjen e parë në Madrid, Kaiserslauterni e humbi me rezultatin 3:1....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)