Sport

Benitez në listën e ngushtë të West Hamit

Descriptive Text

Trajneri i Newcastle, Rafa Benitez është në mesin e menaxherëve që mund ta zëvendësojë Slaven Biliqin te West Hami në fund të sezonit.

Sky Sports raporton se pozita e Biliqit do të shqyrtohet edhe njëherë në fund të sezonit, transmeton Koha.net.

Biliqit i kanë mbetur pak më tepër se një vit nga kontrata e tij tre vjeçare me klubin londinez.

Sky raporton se në rast të largimit të Biliqit, atëherë emrat që pritet ta zëvendësojnë janë, Benitez, trajneri i Fulhamit, Slavisa Jokanoviq, dhe Roberto Mancini.