Sport

Perez “shumë rehat” te Arsenali

Descriptive Text

Lucas Perez ka mohuar spekulimet se do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit.

28-vjeçari iu bashkua Arsenalit gjatë verës së fundit nga Deportivo La Coruna, por edhe pse shënoi shtatë gola në të gjitha garat, ai ka pasur vetëm dy ndeshjes si startues në Premier Ligë.

Më herët gjatë javës, agjenti i futbollistit kishte thënë se spanjolli dëshiron largimin sepse nuk po ndihet mirë si rezervist, por tani sulmuesi thotë se është shumë rehat te “Topçinjtë”.

“Ishte ndryshim i madh për mua që të mësohem me futbollin anglez kur u largova nga Spanja. Të gjithëve iu duhet kohë që të përshtaten. Lojtarët janë të ndryshëm, disave iu duhet më shumë kohë për t’u përshtatur në krahasim me të tjerët. Tani po ndihem shumë rehat dhe jam përshtatur mirë me skuadrën – kjo është shumë e rëndësishme për një futbollist”, ka thënë ai për “Arsenal Player”.