Sport

Messi fyhet nga fansat e inatosur të Barcelonës

Një incident i pazakontë ka ndodhur në aeroportin e Liverpoolit në mes të Messit dhe fansave të Barcelonës, të cilët e kanë fyer yllin e ekipit të tyre për shkak të humbjes 4 me 0 nga Liverpooli.

Messi ishte i pafuqishëm për të ndalë rikthimin e Liverpoolit nga humbja 3 me 0 në Camp Nou në fitoren 4 me 3 në Anfield, duke rrëzuar nga gara Barcelonën në gjysmëfinale, raporton "Daily Mail".

Ylli i futbollit është fyer nga tifozët e revoltuar të Barcelonës në aeroportin John Lennon në Liverpool, transmeton koha.net.

Argjentinasi u largua nga Anfieldi duke qarë pas ndeshjes, e që shihej qartë se ishte i inatosur me rezultatin shokues.

Në aeroport një grup tifozësh të Barcelonas thuhet se janë konfrontuar me Messin, ndërsa atë e kanë hequr nga aty sigurimi i tij për të shmangur situatën e rrezikshme.

{gallery}