Moreno pranë Benficas

Moreno pranë Benficas

07 May 2019 19:58

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alberto Moreno, pritet të jetë përforcimi i parë i Benficas për edicionin e ri.

Gazeta portugeze "A Bola" shkroi se marrëveshja është pranë finalizimit dhe se Moreno te Benfica do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij edicioni i skadon kontrata me Liverpoolin, transmeton Koha Ditore.

Te Benfica, Moreno shihet zëvendësim për Alex Grimaldon që do të largohet nga klubi gjatë verës. Moreno 26-vjeçar, me Benfican pritet të firmosë kontratë katërvjeçare.

Ai prej vitit 2014 është pjesë e Liverpoolit, ekip të cilit iu bashkua nga Sevilla për 14 milionë euro. Këtë edicion, Moreno ka regjistruar vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme