Sport

Zbulohet shuma e fituesve për Wimbledonin e sivjetmë

Kampionët e sivjetmë të Wimbledonit në konkurrencën e meshkujve dhe femrave pritet të fitojnë 2.2 milionë funte secili – 200 mijë funte më shumë sesa vitin e kaluar.

Drejtuesit e garës kanë thënë se çeku i plotë për të gjithë pjesëmarrësit do të jetë 31.6 milionë funte, për dallim prej 28.1 milionë funteve të vitit të kaluar.

Fituesit më të mëdhenj do të jetë lojtarët e shortit. Humbësit e raundit të parë do të fitojnë 35 mijë funte. Sa i përket përqindjes, këta humbës do të jenë fitimtarë më të mëdhenj.

Turneu i njohur britanik do të mbahet nga 3 deri më 16 korrik, fillimi më i vonshëm i garës që prej vitit 1895.