Sport

Navas drejt Manchesterit

Portieri Keylor Navas i është ofruar skuadrës së Manchester Unitedit, pasi ekipi anglez nuk është i kënaqur me spanjollin David De Gea. 

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Navas mund të transferohet gjatë kësaj vere në "Old Trafford", pasi ka kërkuar largimin nga Real Madridi. 

Navas shihet si zëvendësim i duhur për De Gean, i cili ka gjasa të mëdha të largohet nga Manchesteri, pasi në klub nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij. 

Te Manchesteri janë të gatshëm që Navasit 32-vjeçar, t'i ofrojnë kontratë trivjeçare me një pagë vjetore rreth katër milionë euro. Navas ka kontratë me Realin deri në vitin 2020 kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro. Ai këtë edicion ka 20 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin.