Sport

Conte distancohet nga Roma

Foto: Getty Images

Ish-seleksionuesi i Përfaqësueses së Italisë, Antonio Conte ka përjashtuar mundësinë për të drejtuar skuadrën e Romës gjatë edicionit 2019/20, njoftojnë mediumet italiane të martën.

Conte ka pranuar se këtë verë do të kthehet të punoj në Itali si trajner, por jo te Roma edhe pse ekipi nga kryeqyteti i ka ofruar pagë vjetore prej 9.5 milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.

"Për momentin te Roma nuk jam kushtet për të punuar. Por, mendoj se në një të ardhme do ta drejtoj Romën", është shprehur Conte, i cili ka punuar te Chelsea e Juventusi, ekipe më të cilat ka fituar tituj kampioni. Pas distancimit nga Roma, për Conten në garë mbeten Interi e Milani.