Sport

Tottenhami e Evertoni në garë për Lo Celson

Ekipet nga Premier League, Totenham dhe Everton janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit argjentinas Giovani Lo Celso.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga tabloidi anglez "The Sun". Mësohet se Lo Celso mund të largohet nga Real Betisi në fund të këtij edicioni për 50 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Si Tottenhami ashtu edhe Evertoni janë të gatshëm të paguajnë një shumë të tillë për kartonin e 23-vjeçarit. Lo Celso këtë edicion ka shënuar 16 gola dhe ka bërë pesë asistime në 44 paraqitje. Ai te Betisi është transferuar para fillimit të këtij edicioni nga PSG-ja dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Lo Celso karrierë ka bërë edhe te Rosario kurse me Përfaqësuesen e Argjentinës ka regjistruar 12 ndeshje.