Sport

Qytetit që mburret në traditë kanë nisur t'i kthehen kupat

Descriptive Text

“Ne jemi tradita”. Ishte kjo fjalia që shpesh e ka përsëritur të dielën mbrëma një grup i vogël i tifozëve ferizajas, që kishte udhëtuar në Prishtinë për të përkrahur nga afër skuadrën e hendbollit Kastrioti.

Ferizaj për kohë të gjatë është vlerësuar qendra kryesore e hendbollit në vend, por tradita e gjatë dhe e pasur nuk garanton suksese. Për këtë janë bindur te Kastrioti, që kishte kohë të gjatë pa fituar trofe.

Titullin e fundit të kampionit të Kosovës në hendboll, Kastrioti e ka fituar në vitin 2011, ndërsa Kupën e Kosovës për herë të fundit e kishte fituar në vitin 2009. Dhe së fundi te klubi me traditë janë riorganizuar, kanë afruar lojtarë cilësorë, vendorë e të huaj, kanë ngritur skuadrën në nivel tjetër dhe sukseset janë kthyer. Kastrioti të dielën fitoi Kupën e Kosovës në hendboll, ndërsa tani synon të garojë fuqishëm edhe për titull. Këtë edicion për herë të parë ferizajasit kanë shënuar fitore edhe në skenën evropiane, pas pritjes së gjatë, ndërsa Ferizaj prapë është prej qendrave kryesore të hendbollit në vend. Me organizim të klubit, Ferizaj ka kthyer vendin që ferizajasit vlerësojnë se e meritojnë në skenën sportive të vendit.

Por jo vetëm në hendbollin e meshkujve Ferizaj po kalon momente lavdie.

Një skuadër si Luboteni, me akademi, ekip të dytë dhe plane ambicioze

Po të dielën, dhe po ashtu në Prishtinë, skuadra ferizajase e volejbollit, Luboteni, ka fituar titullin e kampionit të Kosovës për edicionin 2018\19. Luboteni në serinë finale të plejofit fitoi ndaj Prishtina Volley me rezultat të përgjithshëm 3:1. Luboteni këtë edicion e ka fituar edhe Kupën, e po ashtu dy gara të tjera më të vogla, Kupën e Federatës dhe turneun mbarëkombëtar "Adem Jashari". Edhe Luboteni, njëjtë si Kastrioti, ka në përbërje lojtarë të huaj... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)