Sport

Mesfushori i talentuar Kessie afër kalimit te gjiganti italian

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli raportohet pritet të takohet me agjentin e mesfushorit të Atalantas, Franck Kessie.

Sipas Gianluca Di Marzios, klubi milanez do të takohet me agjentin George Atangana për të formalizuar ofertën.

Milani i ka ofruar pagë vjetore prej 2.2 milionë eurove dhe kontratë pesëvjeçare. Raportohet se Roma ka ofruar 28 milionë funte për shërbimet e Kessiet, por lojtari ka pranuar kushtet personale me Milanin.