Sport

Valverde: Hernandez është i denjë si trajner i Barcelonës

Ernesto Valverde është i bindur se Xavi Hernandez është i denjë për të drejtuar si trajner Barcelonën.

Hernandez konfirmoi të enjten se do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit dhe do t’i përkushtohet punës si trajner.

Mesfushori 39-vjeçar është një nga lojtarët më të titulluar në historinë e futbollit.

Ai fitoi afër 30 trofe gjatë 17 vjetëve me Barcelonën, duke u kthyer në një legjendë për Barcelonën.

“Ai është një nga mesfushorët më të mirë të viteve të fundit, asnjë pasim që dha nuk ishte i parëndësishëm”, tha Valverde.

“Xavi është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Ishte e mahnitshme ta shikoje atë të luante. Unë mendoj se të gjithë presin që Xavi të jetë trajner. Ai ka profilin që të drejtojë Barcelonën, apo kudo që të jetë. I uroj fat, natyrisht”, është shprehur Valverde./ksp