Skuadra italiane Lazio dhe ajo belge, Gent, kanë shprehur interesim ta transferojnë mesfushorin e krahut Liridion Latifin.
Por skuadra e kosovarit Skënderbeu i Korçës kërkon dëmshpërblim prej 1.2 milion eurosh, kanë njoftuar mediumet në Itali e Belgjikë, transmeton Koha Ditore.
"Klubi i Gentit ka shprehur interesim për lojtarët e talentuar si në rastin e Liridon Latifit. Genti është duke insistuar ta transferojë Latifin, por në konkurrencë ka shumë ekipe, në mesin e tyre edhe Lazion. Skënderbeu nuk e lëshon pa marrë 1.2 milionë euro", njoftoi "Het Nieuwsblad".
Latifi me Skënderbeun ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Më herët Skënderbeu për Latifin ka refuzuar një ofertë prej 800 mijë eurosh të ofruar nga klubi rus, Rostov.
Ish-futbollisti i Prishtinës dhe Flamurtarit është bërë lojtar kyç tek skuadra korçare. Së fundi ka debutuar edhe me Kombëtaren shqiptare.
-
3 maj 2017 10:11
-
Shpërndaje në: