Sport

Atletico kërkon Otamendin

Descriptive Text

Skuadra e Atletico Madridit ka shprehur interesim për mbrojtësin e Manchester Cityt, argjentinasin Nicolas Otamendi, shkruan të premten gazeta spanjolle "AS".

Bëhet e ditur se Atletico tashmë ka nisur negociatat me Cityn dhe për transferimin e Otamendit gjatë kësaj vere, është i gatshëm të paguajë rreth 30 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Otamendi 31-vjeçar, ka kontratë me Cityn deri në vitin 2022, por mund të largohet në fund të këtij edicioni. Ai deri më tani ka regjistruar 32 paraqitje në të gjitha garat për Cityn. Te Atletico, Otamendi shihet si zëvendësim për Diego Godinin, i cili do t'i bashkohet Interit në fund të këtij edicioni.

Otamendi karrierë ka bërë edhe te Valencia, Porto, Atletico-MG e Velez. Ai ka edhe 59 ndeshje me Përfaqësuesen e Argjentinës.