Sport

Messi i vendosur ta mbajë premtimin

Descriptive Text

Pasi Lionel Messi hapi rrugën e Barcelonës drejt finales së Ligës së Kampionëve, me një paraqitje të madhe të mërkurën mbrëma në fitoren 3:0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale, vështirë se ndokush mund të thotë se argjentinasi nuk po tenton të mbajë premtimin që ka dhënë.

Akti i parë i Messit si kapiten i Barcelonës ishte kur iu tha tifozëve të klubit në miqësoren para-sezonale në gusht kundër Boca Juniorsit, se ai dhe bashkëlojtarët do të bëjnë çdo gjë të mundur që të kthehet trofeu i Ligës së Kampionëve në "Camp Nou", përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Barcelona nuk e ka fituar trofeun më të madh të Evropës që nga viti 2015 dhe është dashur të shikojë me zili se si Real Madridi e ka dominuar garën që nga atëherë. Por, vendosmëria e Messit për t'i dhënë fund kësaj shterpësie katërvjeçare po e udhëheq Barcelonën këtë stinor.

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, para ndeshjes së parë gjysmëfinale, tha se premtimi i famshëm që Messi u dha tifozëve të Barcelonës, tingëllon si kërcënim. Dhe ndonëse Liverpooli dha një performancë shumë të mirë në "Camp Nou", prapë nuk arriti ta ndalë Messin.

Bëri punë të mirë për të mbajtur të heshtur Messin, derisa ai realizoi pas një topi të kthyer nga traversa nga gjuajtja e Luis Suarezit. Argjentinasi tregoi talentin e tij të vërtetë me shënimin e golit për 3:0 nga gjuajtja e lirë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)