Sport

Titujt në Llap shkojnë bashkë me fatin e keq

Foto: Driton Paçarada / KD

Dy tituj të kampionit janë fituar nga skuadrat e qytetit të Podujevës, që vlerësohet se kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin shumë për futbollin kosovar. Por asnjë titull nuk është fituar nga klubi Llapi që gjerësisht cilësohet si klub i qytetit.

Llapi po shpreson të fitojë titullin e parë të kampionit në histori, histori që ka nisur nga viti 1932. Katër xhiro para fundit të edicionit 2018\19 të IPKO Superligës, Llapi nuk është në situatën më të favorshme në garën për titull, shkruan sot Koha Ditore. 

Është në vend të tretë me 66 pikë, ndërsa nga 68 pikë i kanë Feronikeli e Prishtina. Optimizmi te llapjanët rritet nga seria e mirë e po ashtu nga përballja direkte me dy skuadrat pretendente për titull.

Në kuadër të xhiros së 30-të Llapi e pret Trepçën '89 në fundjavë. Më pas luan në udhëtim me Prishtinën në takimin që mund të jetë vendimtar.

Në javën e 32-të e pret Feronikelin e fare në fund luan në udhëtim me Flamurtarin. Nëse eventualisht ndal dy liderët, skuadra nga Podujeva do të hapte rrugën që trofeu i kampionit për herë të tretë të bartej për në qytetin e legjendës Fadil Vokrri....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)