Sport

Doktorët frikësohen se karriera e Casillasit ka marrë fund

Doktorët kanë paralajmëruar se portieri legjendar Iker Casillas, që pësoi sulm në zemër në stërvitjen e Portos të mërkurën, më s’do të luajë kurrë për shkak të rrezikut nga sulmi i parë dhe hapave që duhet marrë për të parandaluar një të dytë.

37-vjeçari ishte dërguar në emergjencë të mërkurën, por më vonë u kuptua se ai ishte më mirë. Vetë portieri kishte shkruar në rrjete sociale se situata është nën kontroll.

“Duhet të presim akoma e të shohim si shërohet, dhe më pas të shohim rezultatet e testeve të cilave do t’iu nënshtrohet. Zemra e tij mund të kthehet në normalitet dhe ai mund të ketë shansin të kthehet në profesion”, ka thënë doktori Jose Gonzales për “AS”.

Kardiologu Jose Calabuig ka thënë se situata duhet të kontrollohet edhe për një periudhë deri në gjashtë muaj. Megjithatë, sipas tij nuk është e sigurt se portieri mund të kthehet në futboll pasi tashmë mund t’i vihet një stentë.

“Nuk mund të luani futboll me një stentë. Sidomos nëse je portier. Ikeri mund të pensionohet për të shijuar jetë normale, por dyshoj shumë se mund të luajë sërish”, ka thënë ai për “RTVE”.