Sport

Interi e Milani në garë për Muellerin

Skuadrat nga Serie A, Inter dhe Milan janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Bayern Muenchenit, Thomas Mueller ka njoftuar të enjten "Kicker".

Mueller 29-vjeçar, pritet të largohet nga Bayerni në fund të këtij edicioni për shkak se nuk është i kënaqur, transmeton Koha Ditore.

Ai këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka 14 asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat. Te ekipet italiane, Mueller shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit.

Kartoni i tij, vlerësohet rreth 40 milionë euro. Mueller prej vitit 2009 është pjesë e ekipit të parë të Bayernit kurse ka kontratë deri në vitin 2021. Ai ka edhe 100 ndeshje me Përfaqësuesen e Gjermanisë dhe 38 gola të shënuara.