Sport

Messi: S’ka përfunduar, por kemi rezultat shumë të mirë

Foto: Reuters

Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka thënë se ende nuk ka përfunduar gjysmëfinalja ndaj Liverpoolit, megjithatë pranon se fitorja prej 3 me 0 në ndeshjen e parë e vendos ekipin në një pozicion shumë të mirë.

Messi, shënoi dy gola në fitoren prej 3 me 0, duke treguar edhe njëherë se pse është një nga më të mirët në histori të futbollit, transmeton Koha.net.

“Nuk është asgjë përfundimtare, por është një rezultat shumë i mirë. Jemi shumë të lumtur për ndeshjen fantastike që zhvilluam. Tani jemi në një moment të mirë, por duhet të jemi të bashkuar, lojtarët dhe tifozët. Nuk është koha që të kritikohet ndokush”, ka thënë Messi për Mundo Deportivo.

Barcelona udhëton në Anfield Road më 7 maj për ta zhvilluar edhe ndeshjen e kthimit, me gjasa të mëdha tashmë për të siguruar kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve.