Sport

Karriera e Ramseyt me Arsenalin merr fund

Descriptive Text

Karriera e futbollistit Aaron Ramsey tek Arsenali ka marrë fund, pasi lojtari më s’do të luajë këtë edicion, në sezonin e fundit para se të kalojë te Juventusi.

Uellsiani më herët gjatë vitit u njoftua se ka nënshkruar kontratë me kampionin italian për të nisur karrierën në Serie A nga sezoni i ardhshëm, ndërsa lëndimi i pësuar në ndeshjen me Napolin në Ligën e Evropës ka bërë që ai të mos paraqitet më për Arsenalin në ndeshjet e mbetura të sezonit.

“Me keqardhje duhet të them se ndeshja me Napolin ishte e fundit për mua me fanellë të Arsenalit. Fatkeqësisht, lëndimi më pamundëson të paraqitem në ndeshjet e mbetura. Jam tejet i zhgënjyer që s’do të luaj më deri në fund dhe të jap gjithçka për klubin pasi akoma jam një lojtar i Arsenalit. Fatkeqësisht s’varet nga unë, por dua të falënderoj fansat për përkrahjen”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.

Uellsiani është qe 11 vjet pjesë e Arsenalit. Ai ka thënë se mezi pret që të shkojë në fundjavë në Emirates për ndeshjen e Premier Ligës për t’u përshëndetur me të gjithë.