Sport

Ronaldo e afron Realin te finalja e radhës në “Champions”

Cristiano Ronaldo ka realizuar tre gola në triumfin prej 3 me 0 të Real Madridit ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Portugezi shkëlqeu në Bernabeu duke shënuar një gol në pjesën e parë e dy të tjerë në të dytën, për ta afruar Realin te finalja e radhës në “Champions”.

Ylli i Realit shënoi në minutat 10’, 73’ dhe 86’.

Ndeshja e kthimit mes dy ekipeve madrilene zhvillohet javën e ardhshme në Vicente Calderon.