Sport

Pogba kërkon largimin

Foto: Reuters

Paul Pogba thuhet se u ka kërkuar drejtuesve të Manchester Unitedit, ta shesin atë te Real Madridi gjatë kësaj vere.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, mesfushori francez ka arritur marrëveshje personale me madrilenët, transmeton KTV.

Lojtari ka pranuar një kontratë afatgjate me “mbretërit”, me pagë prej 10.3 milionë eurosh në vit.

Madje, lojtari, thuhet se ka pasur një takim me krerët e klubit, ku ua ka bërë të qartë se nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”.