Sport

Vdes edhe babai i Salas

Descriptive Text

Babai i futbollistit Emiliano Sala që vdiq në një aksident ajror, ka vdekur tre muaj pas vdekjes së djalit të tij.

Horacio Sala, 58-vjeçar, pësoi një sulm në zemër, ka konfirmuar presidenti i një klubi lokal në Argjentinë.

Daniel Riber, nga San Martin de Progreso, ka thënë se Sala vdiq para se mjekët të arrinin në shtëpinë e tij në Progreso.

Djali i tij, Emiliano vdiq gjatë fluturimit nga Franca për në Cardiff të Uellsit, kur zyrtarizoi transferimin nga Nantes për 15 milionë funte.