Insigne kërkon largimin nga Napoli

Insigne kërkon largimin nga Napoli

26 April 2019 14:09

Kapiteni i Napolit, sulmuesi Lorenzo Insigne ka kërkuar largimin nga ekipi në fund të këtij edicioni. “Corriere dello Sport” ka njoftuar të premten se Insigne po punon me agjentin e tij, Mino Raiola për t'i bindur drejtuesit e Napolit që ta nxjerrin në shitje.

Mësohet se Insigne dëshiron që karrierën ta vazhdoj në Premier League, pasi së fundi interesim për të kanë shprehur skuadrat Liverpool e Chelsea.

27-vjeçari, këtë edicion ka shënuar 13 gola dhe ka shtatë asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat, transmeton “Koha Ditore”. Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2012 dhe ka kontratë deri në vitin 2022.

Te Napoli për ta lënë të lirë Insignen, po kërkojnë të paktën 100 milionë euro dëmshpërblim.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme