Umtiti mbetet te Barcelona

Umtiti mbetet te Barcelona

26 April 2019 13:55

Qendërmbrojtësi Samuel Umtiti nuk dëshiron të largohet te Barcelona në fund të këtij edicioni dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të refuzojnë të gjitha ofertat për të, përcjellë “L'Equipe” të premten.

Mësohet se Umtiti është i vendosur të mbetet pjesë e ekipit spanjoll, të cilit këtë edicion i mungoi për pesë muaj shkaku i lëndimit të gjurit, transmeton “Koha Ditore”. Te Barcelona më herët kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Umtitin, në mënyrë që të bëjnë vend për kapitenin e Ajaxit, Matthijs De Ligt.

Umtiti 25-vjeçar, deri më tani ka 13 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Barçan deri në vitin 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 80 milionë euro.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme