Sport

Higuaini rikthehet në Itali

Gonzalo Higuaini do të kthehet në Itali, por jo te skuadra e Juventusit.

Aventura e argjentinasit te Chelsea do të mbyllet me përfundimin e këtij sezoni.

‘Blutë e Londrës’ nuk synojnë të realizojnë transferimin e tij në fund të sezonit, duke bërë që lojtari të rikthehet në Itali, te Juventusi që ka pronësinë e lojtarit, transmeton KTV.

Por, me t’u rikthyer në Itali, Higuaini pritet t’i ofrohet skuadrës së Interit.

31-vjeçari mund të jetë zëvendësues i Mauro Icardit, që do të largohet gjatë verës.