Sport

Rënia e Milanit ka befasuar edhe Gattuson

Edhe vetë trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, nuk po arrin të kuptojë se çfarë ka shkuar keq.

Vetëm një muaj më parë, Milani dukej se ishte në rrugë të sigurt të kualifikohej në Ligën e Kampionëve dhe kishte rast të mirë për të arritur edhe në finale të Kupës së Italisë, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”.

Mirëpo, skuadra ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit, duke rrezikuar kështu rënien nga Top 4 në renditje të Serie A, ndërsa është eliminuar edhe në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

“Është normale kur ke performancë të tillë siç kemi pasur së fundi, t'ia bëj vetes disa pyetje”, ka thënë Gattuso, pas humbjes 1:0 në shtëpi nga Lazio në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë. “Ne jemi në vështirësi dhe është përgjegjësi e imja. Po kemi telashe të nxjerrim rezultate, unë jam kapiteni i anijes dhe jam ai që ka më së shumti përgjegjësi. Po e ndiej këtë”.

Milani ishte mestar ndaj Lazios të mërkurën dhe do të kishte pësuar me dallim më të madh të golave po të mos ishte në formë të mirë portieri Pepe Reina, që bëri një numër të madh të pritjeve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)