Rahoveci i entuziazmuar kërkon tjetër fitore ndaj Yllit

Rahoveci i entuziazmuar kërkon tjetër fitore ndaj Yllit

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 26 April 2019 08:54

Fitorja e së martës në Suharekë i ka dhënë krah skuadrës së Rahovecit, që në palestrën “13 Qershori” synon të bëjë edhe hapin e dytë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit e fitoi skuadra rahovecase me shifrat 96:93, shkruan sot “Koha Ditore”. Ylli edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale do të jetë vendas. Ndeshja e dytë luhet të premten (sot, 19:00).

Më pas seria gjysmëfinale bartet në Rahovec, ku luhet një, eventualisht dy ndeshje. Në finale kalon skuadra që shënon tri fitore. Nëse pas katër ndeshjeve nuk vendoset finalisti, atëherë ndeshja e pestë vendimtare do të luhet në Suharekë.

Ylli e ka përfunduar edicionin e rregullt në vend të dytë dhe për këtë e ka përparësinë e zhvillimit të dy ndeshjeve të para në shtëpi e po ashtu të ndeshjes së pestë eventuale. Por fillimi i mirë i serisë jodomosdoshmërisht është garanci për suksesin e skuadrës. Këtë e dinë mirë te Rahoveci.

Rahoveci ndeshjen e parë çerekfinale e kishte humbur nga Ponte Prizreni, por më pas fitoi në udhëtim dhe në shtëpi për të bërë vend në gjysmëfinalen që e ka nisur suksesshëm.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme