Sport

Rritja e Kosovës vjen në kohën kur Japonia “është çartur”

Ekipi i Kosovës në xhudo po kalon momentin më të mirë të tij. Ekipi është rritur në të paktën pesë garues të elitës botërore dhe të gjithë janë me potencial për të fituar medalje në lojërat evropiane “Minsk 2019”, që mbahen në qershor.

Të pesë xhudistët pritet të marrin pjesë edhe në lojërat olimpike “Tokio 2020”.

Por rritja e ekipit të Kosovës në xhudo nuk ka ardhur në momentin më të favorshëm. Ka ardhur kur vendi me xhudon më të zhvilluar në botë, Japonia, është plotësisht e përkushtuar për të dominuar sportin që e ka shpikur vetë.

Mobilizimi aktual i Japonisë po vlerësohet i jashtëzakonshëm, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Japonezët janë të vendosur për të dominuar sportin në kohën kur dy ngjarjet e ardhshme të mëdha mbahen në Tokio. Prej 25 gushtit deri më 1 shtator të këtij viti në Tokio zhvillohet kampionati botëror i xhudos. Në kryeqytetin e Japonisë në verën e vitit 2020 zhvillohen Lojërat Olimpike.

Japonezët janë të përkushtuar të fitojnë medalje në shumë sporte, por në xhudo e kërkojnë dominimin e plotë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)