Lukaku dëshiron transferimin në Serie A Foto: Reuters

Lukaku dëshiron transferimin në Serie A

25 April 2019 14:23

Romelu Lukaku është një prej sulmuesve që pëlqehet shumë nga klubet e Serie A, me Juventusin e Interin që janë dy ekipet më të interesuara për të.

Reprezentuesi i Belgjikës ka pasur një sezon jo të mirë me Manchester United dhe mund të ndodhë që të largohet nga “Djajtë e Kuq”, gjatë kësaj vere.

Në një intervistë për Sky Sport Italia, Lukaku ka deklaruar që e ëndërron të luajë një ditë në Serie A, transmeton kp.

“Të luaj një ditë në Serie A, do të ishte një ëndërr e madhe për mua”, ka thënë Lukaku. “Shpresoj që një ditë të luaj në kampionatin italian edhe pse për momentin jam i fokusuar vetëm te Manchester United”.

Lukaku është pjesë e Unitedit që nga viti 2017 ku u transferua nga Evertoni.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme