Kosova braktis Prishtinën për Rahovecin

Kosova braktis Prishtinën për Rahovecin

Tahir Sopi Tahir Sopi 25 April 2019 08:26

Pas përfundimit të raundit të dytë të fazës parakualifikuese për "Eurobasket 2021", ku Përfaqësuesja e Kosovës përfundoi e fundit në grup, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) paralajmëroi se për ndeshjet e raundit të tretë parakualifikues, ekipi do të zhvendoset në palestrën "Minatori" në Mitrovicë.

Mirëpo, dy muaj më vonë, nga FBK-ja kanë njoftuar se shtëpia e re e Përfaqësueses së Kosovës do të jetë palestra "Mizahir Isma" në Rahovec, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë palestër, Kosova do t'i luajë ndeshjet e raundit të tretë parakualifikues si pjesë e Grupit G, të cilin e përbëjnë edhe Luksemburgu e Britania e Madhe.

Ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen gjatë muajit gusht (3-21), kurse fituesi i grupit do të sigurojë një vend në kualifikimet për "Eurobasket 2021"....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme