Sport

Milan takohet me agjentin e Malcomit

Milani e ka bërë sulmuesin anësor të Barcelonës, Malcomin shënjestër kryesore për afatin kalimtar të verës, bën të ditur "Calciomercato" të mërkurën. Krerët e Milanit kanë biseduar së fundi me agjentin e futbollistit brazilian.

Malcom ishte pranë transferimit te Roma verën e kaluar, por në momentin e fundit kaloi te Barcelona. Por, 22-vjeçari ka pasur vështirësi të sigurojë një vend titullari te Barça dhe po pritet të largohet. Milani ka shfaqur interesimin më të madh për të.