Ajax mendon për Odegaardin

Ajax mendon për Odegaardin

24 April 2019 14:23

Ajaxi po mendon të bëjë një ofertë në verë për transferimin e mesfushorit norvegjez të Real Madridit, Martin Odegaard, bën të ditur "De Telegraaf" të mërkurën.

Odegaard është i huazuar te skuadra e elitës holandeze Vitesse dhe luajti kundër Ajaxit të martën, në humbjen 4:2 të skuadrës së tij. Real Madridi është i gatshëm të shes norvegjezin në fund të stinorit, por kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Duke e parë Odegaardin me Heerenveenin stinorin e kaluar dhe Vitessen këtë stinor, Ajaxi është duke menduar të bëjë ofertë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme