Bundesliga thyen traditën për ta ndihmuar Frankfurtin

Bundesliga thyen traditën për ta ndihmuar Frankfurtin

24 April 2019 10:05

Liga e Futbollit e Gjermanisë (DFL) ka thyer traditën dhe ka zhvendosur ndeshjen e xhiros së parafundit të Eintracht Frankfurtit për ta ndihmuar që të rikuperohet nga ndeshja me Chelsean në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Historikisht çdo skuadër në Bundesligën gjermane luan dy xhirot e fundit në të njëjtën kohë, në 15:30.

Por në një lëvizje të pazakontë, DFB ka ndihmuar Frankfurtin, duke zhvendosur ndeshjen me Mainzin nga 11 për në 12 maj, të dielën në orën 18:00, shkruan sot Koha Ditore.

Eintracht Frankfurti ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër Chelseat do ta luajë të enjten më 9 maj.

Nuk ka dyshim se 24 orë më tepër rikuperim do ta ndihmojë skuadrën, pasi që Frankfurti është duke luftuar për të mbajtur vendin e katërt në Bundesligë, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme