Futbollisti i Prishtinës, Liridon Leci është liruar nga Policia e Kosovës dhe në një deklaratë për faqen e klubit ka thënë se me arrestim i është prishur imazhi personal dhe ai i klubit, raporton Koha.net.
Leci ka thënë se polici që e ka arrestuar nuk i dinte rregullat, derisa ka shtuar se do të dërgojë çështjen në të gjitha instancat.
“Është absurde çfarë ka ndodhur, prishje imazhi personal, prishje imazhi për klubin, për Federatën. Më arreston një polic që nuk i din rregullat dhe më thotë se i keni shënuar dy gola dhe dy ditë do të qëndrosh i mbyllur. Por, pjesa tjetër e policisë dhe Majori i stacionit duke më kërkuar falje më ka thënë se kam drejt të qoj çështjen në të gjitha instancat dhe është turp për institucionin e policisë se çka ka ndodh”, ka thënë Leci për faqen zyrtare të klubit.
Leci u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj një futbollisti të Besësdhe ishte larguar për në tribunë. Në minutën e 90-të pas lëndimit të portierit Alban Muçiqi, ai vrapoi nga tribuna dhe u afrua deri te porta. Një polic e lartoi Lecin nga fusha për në tribuna. Gjatë largimit, Leci shkëmbeu disa fjalë me policët të cilët e kapën atë për ta lidhur. Njëri prej policëve, në tentim për të zbritur nga tribunat rrëshqiti dhe u rrëzua përtokë.
Liridon Leci për 48 orë është mbajtur në paraburgim. Policia ka njoftuar se futbollisti i Prishtinë kishte sulmuar zyrtarin policor.
-
2 maj 2017 16:19
-
Shpërndaje në: