Dy përparësitë që mund ta shpënë Llapin te titulli

Dy përparësitë që mund ta shpënë Llapin te titulli

Tahir Sopi 24 April 2019 08:36

Llapi aktualisht është i treti në renditjen e Superligës së Kosovës në futboll, por për pak javë mund të përmbushë dëshirën e moçme, të bëhet "Llap evropian" duke fituar të drejtën të luajë në paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Llapi ka dy pikë më pak se Feronikeli e Prishtina që udhëheqin renditjen me nga 65 pikë, por skuadra nga Podujeva ka dy përparësi: vetëbesimin e fituar në kohën e duhur dhe orarin më të përshtatshëm se rivalët për pesë xhirot e mbetura. Kështu të paktën vlerëson trajneri Afrim Tovërlani, që ka fituar tituj me Prishtinën dhe Feronikelin, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Tovërlanit, Llapi nuk ka çfarë të humbë në këtë garë dhe me fitoren e fundit në Drenicë, ka bërë një hap shumë të rëndësishëm. Ai shton se Llapi është kthyer në garë për titull pas gabimeve të Prishtinës e Feronikelit. Llapi nuk di për humbje prej xhiros së 19-të kur u mposht nga Feronikeli (2:0), ndërsa në pesë ndeshjet e fundit ka po aq fitore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme